Home / ShowBiz / Anaidi e Joana tashmë kanë gjetur zëvendësues? (Foto)

Anaidi e Joana tashmë kanë gjetur zëvendësues? (Foto)

Padyshim që lidhja mes Anaidit dhe Joanës ishte më e përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother Albania”, por romanca përfundoi menjëherë pasi u shpall fituesi.

Sido që të jetë, dy protagonistët vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare, por edhe publikut.

Një ditë pasi u shpall fitues i “BB6”, Anaidi deklaroi se Joana ishte zgjedhja e tij brenda shtëpisë, ndërsa jashtë saj ai ka opsione më të shumta dhe nuk preferon që ta vazhdojë lidhjen me të. Mirëpo, përkundër përfundimit të spektaklit, paparacit vazhdojnë t’i ndjekin ata ngado që shkojnë.

Në ditëlindjen e saj të 27-të, Joana është fotografuar nga Panorama Plus duke festuar pranë në shoqërinë e një djali, ndërsa, nga ana tjetër, Anaidi e ka listën më të gjatë, me ftesat që i bëhen si triumfuesi i “Big Brother 6”.

Jeta e tij duket më aktive se kurrë tashmë. Kështu ka rënë në sy prania e tij në një ndejë të organizuar pas finales së “Top Fest 10”, ku ka qenë në shoqërinë e Daniela Kokës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top